Nis zyrtarisht votimi, mbi 3 milionë e 650 mijë shqiptarë do të zgjedhin 61 kryebashkiakët e rinj

Më të fundit


Ka nisur zyrtarisht procesi i votimit. Në disa qendra votimi ka vonesa për shkak të mos funskionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik, ndërkohë që në disa të tjera ka probleme me paraqitjen e komisionerëve, kryesisht të Partisë Demokratike.

Mbi 3 milionë e 650 mijë shqiptarë janë thirrur sot të votojnë në zgjedhjet e nënta vendore të historisë së Shqipërisë postkomuniste. Pas bojkotit të zgjedhjeve të vitit 2019 nga opozita sot rikthehet gara për ‘fronet’ vendore, për drejtuesit e 61 bashkive të vendit, për të cilat konkurrojnë 144 kandidatë, përfshirë 2 të pavarur.


Pas 1 muaji fushatë, e karakterizuar përgjithësisht nga një fushatë e qetë dhe pa tensione dhe e mbyllur me arrestimin e një kandidati, thirren sot për të dhë verdiktin e tyre 3.650.550 shtetas shqiptarë që kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00.

144 kandidatë të subjekteve politike synojnë të marrin drejtimin e bashkive të vendit, por do të jenë qytetarët ata që me votën e tyre do të zgjedhin përfaqësuesit e pushtetit vendor, si edhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë. Këto zgjedhje opozita pritet të kthehet në institucionet e pushtetit vendor pas katër vjet mungese për shkak të bojkotit në zgjedhjet e vitit 2019. Gjatë kësaj periudhe socialistët drejtuan gjithë bashkitë e vendit, përveç Shkodrës.




Skip to toolbar