Nishani: Gara për kryetar, farsë! Basha po përcakton kush do jetë fituesi

Më të fundit



Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani u shpreh në Euronews Albania se kjo parti ndodhet në një krizë shumë më të madhe sesa çështja e formalizmit të një gare (për kryetar partie), e cila sipas tij duket që nuk do të jetë garë.

Z.Nishani nënvizoi se Partia Demokratike duhet të bëjë një analizë në terren aty ku u zhvillua beteja.


“PD nuk e zgjidh situatën e ardhur dhe që u demonstrua me rezultatin e 25 prillit vetëm me analizë. PD duhet të hyjë në një rrugë të lartë transformimi”, theksoi ai.

“Zgjedhja e kryetarit duhet të vijë pas disa reflektimesh”, shtoi ai më tej.

Ndërkohë, z.Nishani e cilësoi garën për kryetar të PD-së si një farsë kalimare.

“Është projektuar një farsë kalimtare, e cila jo vetëm që nuk e fut PD procesin e zgjidhjes së krizës shumë të rëndë që ka përfshirë këtë parti, por bën të kundërtën”, u shpreh ai.

Ai theksoi se kryetari aktual, Lulzim Basha pëcakton se kush do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve.

“Kriteret janë formale. Fakti thelbësor është që kryetari i partisë përcakton se cilat janë kriteret, përcakton se kush është komisioni që do të gjykojë këto kritere, përcakton se kush është komisioni që do të vlerësojë kandidatët, përcakton datën, përcakton afatin e fushatës, kryetari përcakton se kush do të jetë fituesi”, tha ai.