Nisja e sezonit veror, Rama: 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin në shërbim të qytetarëve

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama thotë se në nisje të sezonit veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se qendrat do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7.

“Mirëmëngjes me njoftimin se, në nisje të sezonit veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin – të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7 – ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.



Skip to toolbar