Nisma e MEPJ, Hasani: Promovim profesionistëve të Diasporës

AKTUALITET


“Angazhimi me profesionistë të Diasporës”, nisi sot me një event të dedikuar aktivitetit profesional dhe artistik të gazetarit, profesorit dhe shkrimtarit frankofon, Skënder Sherifi, në mjediset e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Skënder Sherifi është një përfaqësues i denjë i shkrimtarëve shqiptarë jashtë vendit, me një autoritet të pabesueshëm mes kulturës franceze dhe belge.

Në ceremoninë në nder të 50-vjetorit të veprimtarisë krijuese të shkrimtarit, ministri Hasani theksoi se, përmes kësaj nisme, MEPJ synon të vlerësojë kontributet e bashkëkombësve tanë jashtë vendit, duke forcuar lidhjen e thellë mes Shqipërisë dhe komunitetit të saj global.

“Veprat e Skënder Sherifit kanë pasuruar ndjeshëm trashëgiminë tonë letrare dhe kanë forcuar identitetin shqiptar në skenën botërore. Narrativat e tij kanë paraqitur me gjallëri historinë dhe kulturën tonë, duke sjellë në dritë tema që rezonojnë thellë me shoqërinë shqiptare”, theksoi Ministri Hasani, i cili i dorëzoi shkrimtarit çertifikatën e mirënjohjes.

Zv.Ministja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa, theksoi rëndësinë e diasporës, duke e cilësuar atë si forcën më të madhe të progresit në Shqipëri që nga koha e rilindësve.

Takimin e përshëndetën Ambasadorja e Francës në Tiranë, Catherine Suard dhe ambasadori i Kosovës, Skënder Durmishi dhe në të morën pjesë pjesë përfaqësues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të botës së artit dhe kulturës.



Skip to toolbar