“Një 7 tetor i dytë”, Netanyahu: Hezbollah po përgatitej për sulm më të madhschedule

BOTA


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Hezbollah po përgatiste një sulm terrorist ndaj Izraelit më të madh se ai i Hamasit në 7 Tetor të vitit të kaluar.Në një intervistë për mediat Franceze, Kreu i Qeverisë Izraelite është shprehur se ushtria e vendit të tij kishte gjetur Tunele 100 metra larg kufirit dhe u shpreh se kishte sinjale të qarta se Hezbollah do të kryente një sulm që do të përfshinte hyrjen e trupave të tij në territorin Izraelit.

Sipas Netanyahut, Grupi militant i mbështetur nga Irani kishte si synim pushtimin e vendit të tij.Kryeministri Izraelit ka deklaruar më herët për Le Figaro se ushtarët e Tel Avivit kishte gjetur në strehimoret e Hezbollah një sasi amrësh moderne Ruse në jug të Libanit.Pas sumeve të ndërsjellta mes ushtrisë Izraeite dhe Hezbollah përgjatë kufirit, Ushtria Izraelite nisi hakmarrjen e saj ndaj grupit Militant të mbështetur nga Irani në 23 tetor me shpërthimin e disa paisjeve të komunikimit si dhe me vrasjen e disa liderëve të ndryshëm të këtij grupi.Vetëm një javë më vonë Izraeli nisi inkursionet ushtarake tokësore në Jug të Libanit me synimin kryesor Eleminimin e Hezbollah.

Tel Avivi zyrtar e ka bërë të qartë se synimi kryesor i kësaj lufte është eliminim i terroristëve të Hezbollah dhe jo cënimi i civilëve të pafajshëm Libanezë.Udhëheqja e Lartë Izraelite thotë se do të bëjë gjithçka për të kthyer më shumë se 100 mijë banorë të këtij vendi në shtëpitë e tyre në veri, pasi ata janë larguar nga sulmet e vazhdueshme të Hezbollah.



Skip to toolbar