Një grua humb jetën në Korçë, u aksidentua për vdekje nga makina

AKTUALITET


Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Korcë.

Ngjarja u shënua në fshatin Lumalas, ku një person është aksidentuar për vdekje nga një automjet.


Burime nga vendngjarja thanë se viktima është një grua, ende e paidentifikuar.

Mësohet se e aksidentuara ishte duke ecur në këmbë në momentin që u përplas për vdekje nga makina. Policia ka mbërrritur sakaq në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.




Skip to toolbar