“Një hero!”/ Ky është personi që dyshohet se ekzekutoi autorin e masakrës në Mal të Zi

AKTUALITET


Mediat malazeze kanë publikuar foton e personit që dyshohet se vrau me armë zjarri autorin e masakrës me 10 viktima para se tragjedia të thellohej akoma më shumë.

Faqja e instagramit Pg Forass ka ndarë foton e personit të konsideruar hero, duke shkruar se ai shpëtoi disa jetë të tjera që mund të kishin rënë pre e sulmit.


“Njeriu që pastroi rrugët Çetinjës nga demonët. Hero, hero! Ju shpëtuat disa jetë sot. Ajo rrugë duhet të mbajë emrin tuaj.

Burgu nuk është për ju sepse nuk keni shkelur ligjin por keni mbrojtur veten dhe keni shpëtuar fqinjët tuaj. Neno i gjithë Mali i Zi është me ju në këto ditë të vështira”, shkruhet në postim.

https://www.instagram.com/p/ChLGp85LKkB/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=448&rd=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al&rp=%2Fpastroi-vendin-nga-demonet-rruga-te-mbaje-emrin-e-tij-mediat-malazeze-publikojne-foton-ky-eshte-personi-qe-dyshohet-se-ekzekutoi-autorin-e-masakres-me-10-viktima%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1347.5%2C%22ls%22%3A204.20000000298023%2C%22le%22%3A916.9000000059605%7D



Skip to toolbar