Një hero në gur, një në karrige/ Berisha e Salianji takohen në Kavajë, përkujtojnë Dëshmorin

Më të fundit


As në Fier as në Tiranë, u desh një Kavajë të bëjë bashkë Berishën me Salianjin. Për herë të parë pas lirimit, u shfaqën krah për krah në inagurimin e shtatores së dëshmorit të parë të demokracisë, Josif Bundos, në bastionin e fundit të demokratëve.

Para doktorit, fjala iu dha ish-deputetit të sapoliruar me kusht. Salianji tha se ashtu si Josif Bundo, edhe ai është dëshmor i demokracisë.

“Në një izolim ku jeta numërohet me orë, por me durim. Me heshtje. Me qëndresë. Sot nuk po përcjellim thjesht kujtimin e një njeriu Sot po qëndrojmë në heshtje përballë një drite që nuk u shua dot, ndonëse u godit me errësirën më të dendur. Josif Buda nuk ra nga rastësia. Ai doli te kërkonte drejtësi, liri!”

Vetë doktori nuk është asnjëherë dëshmor, ai mbetet gjithmonë lideri historik pavarësisht se kush ngrihet e kush bie. Në Kavajë, ai ka një meritë të veccantë, ka lënë dëshmorin e fundit të primareve. Por për Berishën, frymëzim nuk janë dëshmorët e gjallë, por vetëm të vdekurit.

“Sot çdo shqiptar duhet të nderojë Josif Budën, gjakun e tij, sakrificën e tij, me një betim solemn se nuk do pajtohemi kurrë me këtë regjim. Se Josif Buda do na frymëzojë në një përpjekje të re për të rikthyer dinjitetin e shqiptarëve, për të rikthyer shpresën, besimin. “

Përjashtim bën vetëm Ilir Meta.

“A ka ndonjë dallim të madh varja në litar e Havzi Nelës në vitin 1988 me nxjerrjen brutale dhe rrëmbimin nga makina e tij, goditjen dhe zvarritjen në rrugë të kundërshtarit politik pas 37 viteve të Edi Ramës? Sigurisht ai vdiq, por edhe ky jo vetëm që e terrorizoi, por terrorizoi një popull të tërë.”

Vizita u mbyll te Bashkia e Kavajës. Dukej se ishte kryebashkiaku demokrat sebepi i këtij bashkimi, mes Salianjit e Berishës, nga pas edhe Flamur Noka me Këlliccin.  Me vete doktori kishte marrë dhe ish-ambasadorin gjerman Verner Daum. Respektuan njëri tjetrin, me qoka bashkëmoshatarësh.

Por në këtë ditë të shënuar, mungoi vetëm njëri, ai që mund të quhej djali i qytetit, Gaz Bardhi.



Skip to toolbar