Një i plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në një pallat në Korçë

AKTUALITET


Një bombol gazi ka shpërthyer në një pallat në Korçë, ndërsa raportohet për një të plagosur. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.17.

Bombola ka shpërthyer në katin e 4 të një pallati, ndërkohë personi i lënduar fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Policia dhe ambulanca aktualisht janë në vendngjarje.

Aktualisht nuk dihet rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.




Skip to toolbar