Një stuhi e madhe dëbore shkakton vdekjen e dy njerëzve në shtetin e Nju Jorkut

BOTA


Një stuhi dëbore e rrezikshme paralizoi pjesë të Nju Jorkut perëndimor dhe verior të premten. Trashësia e borës arriti në rreth 95 centimetra në disa zona të këtij rajoni, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Banorët në disa pjesë të qytetit të Bafalos u zgjuan nga zhurma e erës së fortë, e shoqëruar me dëborë, vetëtima dhe bubullima të herëpashershme. Stuhia e dëborës goditi rëndë edhe qytetin e Hamburgut, ku ekipet e kërkim shpëtimit ndihmuan disa banorë të bllokuar.


Shkollat dhe stacionet e trenit u mbyllën që të ejten në Bafalo, Niagara Falls dhe Depju. Një numër i madh fluturimesh u anluan në aeroportin ndërkombëtar të Bafalos.




Skip to toolbar