Njëqind mijë euro kokainë e fshehur në peme, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

AKTUALITET


Arrestohen për drogë dy shqiptarë në Itali. Ata kishin zgjedhur një trung peme për të fshehur kokainën që do të shitej në qytet, siç raportojnë mediat italiane. Ishin lëvizjet e tyre të dyshimta pranë një druri që kalonte përgjatë rrugës Peneto që ngriti dyshime te skuadra e policisë.

Shërbimet e vëzhgimit kishin filluar prej ditësh, gjatë së cilës agjentët kishin vërejtur një shqiptar i cili, pasi kishte parkuar makinën e tij në një pozicion të izoluar, në rrugën që të çonte në fshatin e vogël të Peneto, hyri në korije dhe u kthye pas disa minutash.


Sapo vajti afër një peme ai nxori një pako të rëndë dhe e fshehu atë në bagazh. Menjëherë më pas u kthye në makinën që e priste jo shumë larg.

Sapo të dy u larguan, agjentët shkuan te pema. Një vështrim ishte i mjaftueshëm për të konfirmuar hipotezën hetimore; në zgavër ishte një zarf i mbështjellë me shirit ngjitës, brenda mbi një kilogram e 300 gramë kokainë, një substancë që shumë e pastër dhe me cilësi të shkëlqyer e cila do të sillte mijëra doza në shitje në sheshet italiane dhe do të kishte dhënë mbi njëqind mijë euro.

Të dy shqiptarët, njëri 33 dhe tjetri 35 vjeç u arrestuan në veprimtari kriminale me qëllim tregtinë e drogës. Por nëse zgavra e pemës shërbente si një depozitë për të fshehur sasi të mëdha droge, gjashtë doza kokainë dhe një sasi e madhe parash ishin gati për shitje në makinë, të fshehura në sistemin e ventilimit. Të gjitha u sekuestruan.

Kjo nuk është e gjitha, kontrollet në shtëpi bënë të mundur gjetjen e një shume shtesë parash, e cila gjithashtu u sekuestrua së bashku me makinën e përdorur për të transportuar drogën. Të dy, të ngarkuar me precedentë për krime kundër pronës dhe drogës, u dërguan në burg pas formaliteteve.




Skip to toolbar