Njerëz të Veliajt në listë të hapur/ Gogu: Lista, ansambël personalitetesh

Më të fundit


Kandidati i PS në Tiranë Toni Gogu foli për fushatën elektorale dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ai u shpreh se PS është tashmë “një makinë luftarake” dhe se nuk e ka nisur fushatën vetëm 60 ditë përpara zgjedhje, por theksoi se ka qenë gjithmonë e pranishme dhe në takime me qytetarë.

I pyetur edhe për çështjen e Erion Veliajt dhe nëse do të ketë ndikim, ai theksoi se ky i fundit ka punuar me të gjithë edhe në Tiranë, edhe në Vlorë, Fier apo Elbasan, duke shtuar se Veliaj mbetet një nga anëtarët e dashur.

“Unë e shoh si një ansambël personalitetesh që përfaqësojnë Tiranën tonë. E kuptoj që duam të shohin konspiracion kudo. Erion Veliaj ka punuar me të gjithë, qofshin në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë. Ai ka punuar me të gjithë dhe është një nga anëtarët e dashur të familjes tonë. Në Tiranë PS është e vetmja forcë që ka hyrë në garë e hapur. Sërish duke ruajtur edhe në listën e hapur gjininë dhe besimet, grupmoshat…Unë i qëndroj asaj dhe them që PS e përshkruar nga kryetari i saj, ai thotë “është një makinë luftarake. Për ne fushata nuk fillon 60 përpara. PS është në komunitetet e pranishme me të gjithë. PS është një organizate qytetarë me mision shumë të qartë.



Skip to toolbar