Njolla gjaku në triko, del para Gjykatës Dan Hutra që vrau tre gra në Tiranë

AKTUALITET


Dan Hutra, autori i masakrës së ndodhur disa ditë më parë në Tiranë, i cili vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera është shfaqur sot para Gjykatës pa kurrfarë pendese. 

Prokuroria i kërkon gjykatës caktimin e masës “arrest në burg” për 5 vepra penale, “vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘vrasje me paramendim’, ‘vrasje e mbetur ne tentative’ ‘plagosje e rëndë me dashje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.


I shoqëruar nga tre policë dhe me një shishe uji në dorë, ai është shfaqur i qetë para gjykatës, ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse është penduar për krimet e rënda të kryera, Dan Hutra nuk thotë asnjë fjalë.

Dan Hutra me precedentë të mëparshëm penalë, rrëfeu të gjithë kronologjinë e masakrës duke shtuar se po atë ditë kishte planifikuar një vrasje tjetër në zonën e Sharrës, por që nuk e realizoi dot pasi u prangos nga policia.




Skip to toolbar