Noizy, “zhurmë” në fushatë/ Berishës i mbetet “stresi”, sulmon rivalin. Frika nga Sula? Në Peqin kërkon votat e mbështetesve të ish-deputetit

Më të fundit


Ish militantit të tij të dikurshëm demokrat, doktori nuk ia fal Noizyt kalimin e ylberit dhe kalimin tek Edi Rama. Sali Berisha sulmoi Ramën, por me këtë rast edhe këngëtarin, dhe Lamborginin e tij.

“Gjen edhe Noizin me Lamborghini Po Lamborghini i Noizy nuk është pensione, nuk është rroga. Ai ta gëzojë, po ç’punë ka pensionisti me të, apo si ta mashtrojë?

Doktori mesa duket nuk është bërë xheloz për Lamborginin e Noizyt, sesa për rrugën e Arbrit. Një ditë më parë Rama i premtoi këngëtarit nga Dibra se me atë makinë, do kalojë plumb pushke në Maqellarë, ku sot kalohet vetëm me fuoristradë.

Edhe Berisha ka yjet e veta në fushatë. Përkrah djalit të Fahriut, jo rrallë shfaqet edhe militant Stresi. Kreu i PD mendon se superyjet i ka rivali Rama, por beson se nuk do t’i mjaftojnë për fitore.

“Edhe Kamala mori të gjithë Hollivudin me vete, po përfundoi atje ku e meritonte.”

Por kjo fushatë për demokratet, ka prodhuar yje të reja. Jo të kinemase si hanibal lekter, por si kanibali i vetëshpallur i Elbasanit, Tomor Alizoti.

“Ka plasur xhelozia, prej dashurisë time me doktorin”

Alizoti shoqëroi doktorin në Peqin, ku katër vjet më parë bënte fushatë me Dash Sulën. Sot, që Dash Sula nuk është Sali berisha, është i shqetësuar mos ai i ka marrë me vete votuesit blu.

“Ndaj dhe jam sot këtu për të kërkuar nga të gjithë ju, nga të gjithë qytetarët e Peqinit, të gjithë fermerët e Peqinit, të bashkohemi për të votuar ndryshimin.Me votën tonë ne mund të bëjmë jo një ndryshim, por një ndryshim epokal.”

Nga Peqini i Dashnorit, shkoi në Gramshin e tenorit. Klogjeri që humbi Big Brother, si mund të fitojë Elbasanin?

“I dashur tenori ynë i madh, Armardo Kllogjeri, jeni krenari për Gramshin, Elbasanin dhe mbarë vendin. Ta dini Gramshin, do e kem me përparësi, me emergjencë. Me armaldon, të gjitha projektet do i bëjmë.“



Skip to toolbar