“Nuk bashkëpunojmë me non grata”, Rama nga Kamza: Nënkalimi te sheshi? Kush shkon pas tyre shkon vetëm pas gropave

Më të fundit


Nga Kamza kryesocialisti Edi Rama kërkoi votën më 14 maj për një tjetër mandat të Rakip Sulit në krye të Bashkisë. Rama bëri të qartë sakaq se qeveria mundet kurrë, të vihet para faktit të kryer, në emër të votës dhe të na detyrojnë, sic tha, të bashkëpunojmë me non grata të shpallur nga SHBA.

“Në një bashki e cila është pasqyra më rrezatuese e rilindjes së arsimit dhe kujdesit për fëmijët. Realisht kjo është një bashki në fillim u krijua nga ëndrra e atyre që erdhën nga realitetet më të varfëra më të izoluara të shqipërisë. Ishte fusha poshtë te Instituti e mbushur me tenda e qese plastike, e nisën me qese dhe menduan se demokracia që erdhi me mundësinë e lëvizjes së lirë ishte e lidhur me PD dhe kthyen kamzën në barut për topat e interesave të tyre.


Liqeni nuk është as i majtë e as i djathtë. Ura iu shërben edhe të majtëve edhe të djathtëve. Ndricimi nuk është majtas apo djathtas. Palestrat për fëmijët, ku kamza po fiton e po rref tironën mendje madhe të lali Erit, nuk janë të majta e të djathta. Janë bashkë për Kamzën.  S’ka nevojë të më doni mua. Këtu nuk është puna as për mua as për lali Erin po për gomarin që do merrni t’ju shërbejë. E doni me kurriz të fortë, apo me dy vesh të gjata. E do ngreni veshët me bishtin në shalë, sic keni qenë në dy vite. As ujë as kanale asgjë. Edhe rrugët, 4 metra të gjera asfalt, 7 gropa dhe emrin e Trump.
Zgjedhja është e thjeshtë këtë herë. Kush do fusi në gomarin me veshë të gjatë në bashki, ta harrojë mbështetjen nga qeveria. Ne nuk mundet kurrë, të na vënë para faktit të kryer, në emër të votës dhe të na detyrojnë të bashkëpunojmë me non grata, të shpallur nga SHBA. Është e habitshme si itharët e demokracisë, të lirisë, të ndryshimit, që në Kamëz kanë një vatër të madhe ta pranojnë këtë sfidë. Me SHBA do luftojnë? Po kjo nuk është luftë, është turp.”-u shpreh Rama, ndërsa komentoi edhe premtimin e kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, për nënkalim në sheshin Skenderbej.

“Do hapim sheshin tha do bëjmë nën kalimin, PSe? Sepse këta dinë vetëm të hapin gropa. Kush shkon pas tyre shkon vetëm pas gropave. Besoj se ata që janë demokratë e me mendje në vend, besoj e kanë kuptuar se janë të pavërteta ato ‘Edi Rama nuk do Kamzën”, sepse 4 vjet mundësi i patëm. I shfrytëzuam për të bërë mirë për Kamzën. Nuk ka majtë, të djathtë kur shkon në punë.
Te grupi i mjekëve kishte demokratë të flaktë, po ishin bashkë dhe bënë operacionin. Për anglisht e coni te mësuesi i anglishtes, nuk pyesni është i majtë apo i djathtë. Këto janë luftra idesh, vizione programe. Po këtu është fjala kujt gomari do i ngarkoni drutë. Me e vu Rakipin prap për mua është hall, se me cmend. Duhet kjo duhej ajo, por fjala ime e fundit:Po ia dhatë Rakipit votën edhe 4 vjet të tjera ju them do bëjmë për Kamzën 4 herë më shumë se në këto 4 vjet. Po nuk ia dhatë Rakipit do më kujtoni e do jetë vonë.” -përfundoi Rama, ndërsa vijoi me mbjelljen e pemëve.




Skip to toolbar