”Nuk duhet të jetë qeveri teknike”, Mediu: Zgjidhje e ngjashme si ajo e Maqedonisë, por jo si marrëveshja e 2017

AKTUALITET


Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur për propozimet e PD për krimet zgjedhore duke thënë se Shqipërisë nuk i duhet qeveri teknike por një zgjidhje e ngjashme me Maqedoninë e Veriut.

PD propozoi qeveri tranzitore 100 ditë para zgjedhjeve dhe Mediu shprehet se kjo marrëveshje duhet të realizohet në të mirë të të interesit publik ku qeveria në ato 100 ditë të drejtohet nga ish- figura presidenciale apo të politikës së jashtme të djatha dhe të majta që janë jashtë përplasjeve të sotme.


Më tej kryetari i PR shton se marrëveshja e re nuk duhet të jetë si ajo e 17 majit të 2017 pasi ishte me probleme dhe u provua se qeveria teknike dështon në Shqipëri.

”Kjo situatë duhet të gjejë një zgjidhje. Ka shtete që e kanë këtë, si Greqia apo Maqedonia. Qeveria tranzitore u implementua në Maqedoni e mbështetur nga SHBA. Edhe tani kemi një qeverisje tjetër. Atëhere akuzohe Gruevski se vidhte votat, opozita kërkonte qeveri teknike dhe problemi u zgjidh.

Për mua nuk duhet parë sa negativ është Rama, apo pozitive është opozita. Nëse bëjmë një marrëveshje me një afat të përcaktuar, një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme ne do të garantonim një stabilitet politik, social dhe zgjedhje të lira.

Problemet më të mëdhaja edhe nga OSBE është prej vullnetit politik. Në këtë pikëpamje opozita me faktorin ndërkombëtar është ofruar për një zgjidhje të ngjashme me Maqedoninë. Nuk përbën asnjë problem që të kufizohet qeveria për 3 muaj. 17 maji kishte idenë e marrëveshjes por më pas u pa se kishte problem. Nuk do të jetë qeverisje teknike por me përkrahje të gjerë politike.

Si majtas dhe djathtas ka figura politike që i kanë shërbyer dhe shërbejnë që kanë kontribuar në procese të rëndësishme dhe të vështira për të gjetur konsensus. Eksperienca në pikëpamjen presidenciale, të eksperiencave të jashtme. Nuk janë sot pjesë e politikës apo konfliktit por që mbështeten politikisht për të kryer këtë proces.

Do të kishte një element shumë të rëndësishëm që qytetarët do të marrin pjesë në zgjedhje pasi qytetarët po i braktisin zgjedhjet. Dhe po e dëmton kjo gjë procesin. Zaevi ka thënë kur ishte në opozitë që ishte dakort për qeveri tranzitore, tani jo se është në pushtet por që sondazhet nxjerrin në Maqedoninë e Veriut fituese opozitën tani.”- tha Mediu.




Skip to toolbar