“Nuk e mendoja dot që administrata do të na zbardhte faqen në Bruksel”, Rama: Tjetër rritje pagash këtë vit

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka folur me superlativa për punën e administratës publike, duke theksuar që i ka zbardhur faqen shqiptarëve në Bruksel. Madje, ai ka theksuar se do të ketë një tjetër rritje pagash këtë vit.

“Kjo nuk është një fjalë e bukur, ky është një fakt që çdo kush që hyn çdo mëngjes në derën e administratës publike duhet ta ketë parasysh, sepse nga çdokush prej jush varet një grimcë e punës kolosale që duhet të bëjë Shqipëria për t’u ulur në atë tryezë që deri dje ishte e pamundur të imagjinohej. Është një mundësi reale për ta bërë këtë vend një vend që funksionon me të njëjtat interesa si vend anëtari BE. Tani për hir të vërtetës këtu janë një pjesë e atyre që ishin pjesë e takimit dhe e kanë dëgjuar që unë kam qene shumë i shqetësuar kur filloi procesi. Nuk e mendoja dot që administrata jonë do të nxirrte nga vetja një rezultat të tillë dhe do të na zbardhte faqen me superlativa në Bruksel.


Nuk e kam besuar dhe e kam ndarë dhe me bashkëpunëtorët që ky mund të jetë momenti ynë, pasi mund të shfaqemi me sakëlldira që në Bruksel nuk i fsheh dot. Unë kam rënë pre, e atij përceptimi që thonë se administrata nuk bën asgjë dhe nuk janë aty për hir të meritës. Edhe unë i ndikuar kisha të njëjtin përceptim.

Prezantimet në Bruksel, pra i gjithë procesi përfundoi me habi dhe është siguria më e madhe dhe fakti më i pakonceptueshëm, që ne i kemi të gjithë arsyet që Shqipëria mund të mbështetet te kjo administratë dhe mund t’ia dalë më shpejt se të tjerët në rajon fal kësaj administrate. Nuk them veçse ta shikoni veten si lojtarët e ekipit kombëtar, pasi secili prej jush mbart të njëjtin funksionon që mban çdo lojtar i ekipit tonë kombëtar. Kjo skuadër kombëtare do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë. Kjo nuk është retorikë, ky është fakt.

Ndërkohë që e vërteta është që sot në këtë kontekst historik që Shqipëria duhet të bëjë në të gjitha hapat e procesit të BE, të jesh pjesë e administratës nuk do të thotë thjesht pjesë e një misioni publik, por të jesh pjesë e një misioni historik.

Tani nuk jemi këtu për fjalët që unë thash, por duke vlerësuar se çfarë sfide e jashtëzakonshme është përpjekja dhe duke u bërë njësh me standardet e BE, kërkon një vetdije që secili prej nesh duhet të bëjë. Ne i kemi rritur dhe do t’i rrisim prap pagat këtë vit, por duhet një qetësi shpirtërore që e gjithë administrata të bëjë mirë punën e vetë”./abcnews.al




Skip to toolbar