”Nuk po hesht”, Rama sërish thirrje naftëtareve: Dilni nga greva dhe vij unë vetë tek ju

AKTUALITET


Kryeministri Rama zotohet se nëse naftëtaret e Ballshit do të ndalin grevën ai vetë do të shkojë të bisedojë me to.

Rama sqaron se nuk po hesht, teksa shton se po i përsërit çdo ditë thirrjen e tij.


Ai ka bërë të qartë se me ultimatume e presione nuk funksionon, por mbetet i hapur për t’u qarë hallin. Gratë naftetare kanë hyrë në ditën e 9-të të grevës teksa shëndeti i tyre sa vjen dhe rëndohet.

Atyre u intereson vetëm pagat e prapambetura të fituara në gjyq, teksa për uzinën e naftës nuk kanë pretendime. Ditën e djeshme ato kanë këmbëngulur se do vijojnë grevën teksa kanë propozuar një grup negociator me qeverinë, por Rama do të përfshihet vetë në negociata vetëm në rast se ato dalin nga greva.

STATUSI NGA EDI RAMA

Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë.




Skip to toolbar