“Nuk prek lekë me dorë, nuk pyes opozitën”, Duka: Bashkëpunoj me Ramën për Shijakun

AKTUALITET


Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë me Ramën për rindërtimin e Shijakut pas tërmetit të 26 nëntorit. Duka është i vetmi anëtar i koalicionit opozitar që i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit për bashkëpunim për rindërtimin e vendit pas tërmetit. Madje Duka thotë se nuk do t’i prekë me dorë lekët që do të jepen dhe as nuk do të pyes për vendimin e opozitës në tërësi. Ai thotë se është lindur dhe rritur në Shijak dhe e njeh mjaft mirë të gjithë zonën dhe të gjitha shtëpitë atje.

“Jam shijakas, kam lind dhe rrit në Shijak, i njoh shtëpitë e Shijakut me familje dhe numër anëtarësh. Nëse do të caktojë njeri në Shijak të shkoj unë por të mos prek lekë me dorë, por të monitoroj çdo lloj fondi që hidhet atje dhe mënyrën sesi. Të firmosin të dy palët dhe pastaj të bëhen investimet atje.Se pyes opozitën në këtë drejtim, le të më thërrasë.Ta monitoroj dhe të mos shkojë asnjë lek dëm. Jam gati ta bëj”, është shprehur Duka për  “Ora News”.

Më tej ai gjithsesi nuk i ndali akuzat ndaj Ramës për këtë situatë, pasi u shpreh se po sillet si shoëmen në këtë situatë të rëndë

“Ai vazhdon të bëjë politikë dhe show sepse mundohet që këtë që ndodhi ta kthejë në favor të vet, piarin e ka të fortë, sajon ngjarje të tilla dhe më duket sikur po ndodh anasjellta. Ndërsa opozita po mundohet të nxjerrë në pah problemet reale që janë pos tërmetit, mazhoranca po bën show dhe politikë”, tha Duka.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohen nga firmat e ndërtimit.



Skip to toolbar