Nxorën listën e pagave të shqiptarëve, 4 zyrtarët dënohen vetëm me shërbim prove

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka dënuar më shërbim prove katër zyrtarët të cilët akuzohen se kanë publikuar databasën e pagave të shqiptarëve vitin e kaluar.

Andi Agaraj u dënua për dy akuza, atë të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit kryer në bashkëpunim dhe është dënuar me 4 vjet shërbim prove.



Ndërkohë 3 personat e tjerë, Eni Qirjako, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi u dënuan me 32 muaj shërbim prove secili.

Ata u arrestuan janarin e vitit të kaluar pas skandalit të publikimit të pagave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve.

Në pranga përfunduan dy punonjës të IT te Drejtoria e Tatimeve, Andi Agaraj dhe Eni Qirjako si dhe 2 përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, të cilët i blenë të dhënat për 20-30 mijë lekë




Skip to toolbar