Objektivi i Metës: Këshillat bashkiake, e jo kryebashkiakët 

Më të fundit


Nga Eduard Zaloshnja

Kur Meta bëri marrveshje me Berishën për zgjedhjet lokale të2011-ës, ky i fundit i la hapur fushën për kryebashkiakë në disabashki. Por sinergjia elektorale nuk funksionoi mirë në terren – kandidatët e Metës për kryebashkiakë morën ndjeshëm më pakvota se sa kishin marrë partitë e koalicionit së bashku nëzgjedhjet paraardhëse parlamentare. (Ky fenomen nuk u konstatua në bashkitë ku koalicioni u përfaqësua nga kandidatëte PD-së). Dështimi më i spikatur i sinergjisë elektorale u regjistrua në Elbasan, ku kandidati i Metës mori vetëmtreçerekun e votave që kishte marrë gjithsej koalicioni dy vitemë parë…


Kur Meta bëri marrveshje me Ramën për zgjedhjet lokale të2015-ës, ky i fundit i la hapur fushën për kryebashkiakë në disabashki. Por sinergjia elektorale nuk funksionoi mirë në terren – kandidatët e Metës për kryebashkiakë morën ndjeshëm më pakvota se sa kishin marrë partitë e koalicionit së bashku nëzgjedhjet paraardhëse parlamentare. (Ky fenomen nuk u konstatua në bashkitë ku koalicioni u përfaqësua nga kandidatëte PS-së). Dështimi më i spikatur i sinergjisë elektorale u regjistrua në Pogradec, ku kandidatja e Metës mori vetëmtreçerekun e votave që kishte marrë gjithsej koalicioni dy vitemë parë…

Në marrëveshjen aktuale me Berishën për zgjedhjet lokale, Meta i ka lënë krejt hapur fushën PD-së për kryebashkiakët, nëkëmbim të garancisë së kryesimit të këshillave bashkiakë atje kukëshilltarët e tij do të përcaktojnë shumicën. (Në marrëveshjeshkruhet shprehimisht: Këshillat Bashkiake, si institucionet mëtë rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen ngapërfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kurkëshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla.)

Bazuar në përvojën jo fort të mirë të 2011-ës dhe 2015-ës (tëkandidtëve të tij për kryebashkiakë), Meta ka vendosur tëfokusohet në garën për këshillat bashkiakë, ku partitë e voglakanë patur historikisht rezultate shumë më të mira se në garatpër deputetë.

Kështu, në zgjedhjet e 2015-ës (zgjedhjet e fundit kompetitivelokale), LSI-ja mori 16.6% të votave për këshillat bashkiake, ndërkohë që dy vjet më parë kishte marrë vetëm 10.5% të votavepër deputetë. PDIU-ja mori 3.8% të votave për këshillatbashkiakë, ndërkohë që dy vjet më parë kishte marrë vetëm2.6% të votave për deputetë. E kështu me rradhë. Në atozgjedhje, PS-ja mori vetëm 25.7% të votave për këshillatbashkiakë dhe PD-ja vetëm 20.3%. Plot 54% të votave përkëshilla bashkiakë i morën partitë e vogla (shihni grafikunshoqërues).

Në zgjedhjet lokale të 2011-ës, LSI-ja mori 7.5% të votave përkëshillat bashkiake, ndërkohë që dy vjet më parë kishte marrëvetëm 4.8% të votave për deputetë. PDIU-ja mori 4% të votavepër këshillat bashkiakë, ndërkohë që dy vjet më parë kishtemarrë vetëm 1% të votave për deputetë. E kështu me rradhë. Nëato zgjedhje, PS-ja mori vetëm 27.6% të votave për këshillatbashkiakë dhe PD-ja vetëm 21.1%. Plot 51.3% të votave përkëshilla bashkiakë i morën partitë e vogla (shihni grafikunshoqërues). 

Po përse partitë e vogla dalin kaq mirë në zgjedhjet lokale?

Në zgjedhjet lokale, votuesit plotësojnë dy fleta votimi – një përkryetarin e bashkisë dhe një për këshillin bashkiak. E gjithëvemendja e mediave dhe partive të mëdha përqendrohet tek garapër kryebashkiakë, e për rrjedhojë, votuesit i japin pak rëndësifletës së dytë – asaj për këshillat bashkiakë. Duke e ditur këtë, kandidatët për këshilltarë bashkiakë të partive të vogla punojnënë mënyrë kapilare për të mbledhur vota në komunitetin, fisindhe rrjetin shoqëror të tyre. Me pak qindra vota mund tëzgjidhesh këshilltar bashkiak, nëse je në krye të listës së njëpartie të vogël. Nga ana tjetër, duhen mijëra vota për t’uzgjedhur deputet i një partie të vogël…

Sidoqoftë, në fund të ditës (kur shpallen rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve lokale), partitë e vogla trumbetojnërritjen e peshës së tyre elektorale në shkallë vendi, bazuar nëvotat gjithsej që kanë marrë për këshilla bashkiakë. (Në fletën e votimit për këshillat bashkiakë janë emrat e partive, e jo listat e kandidatëve të secilës prej tyre.) Dhe në qoftë se këshilltarët e partive të vogla janë përcaktues për shumicën në disa këshillabashkiakë, rritet edhe pesha e tyre politike.

Në rastin e PL-së, Meta pretendon se këshilltarët e tij do tëpërcaktojnë shumicën në disa këshilla bashkiakë të rëndësishëm. Dhe në këtë rast, atij do t’i jepet e drejta të caktojë emrat përkryetarë këshillash atje. Gjë që mund ta rrisë edhe më tej peshënpolitike të partisë së tij. 

Kuptohet, nëse e arrin këtë objektiv elektoral…




Skip to toolbar