Oferta ALBtelecom trondit tregun! Platforma surprizë e një komunikimi të ri

AKTUALITET


Industria e telekomunikacionit në Shqipëri çdo vit e më shumë po pëson ndryshime dhe ristrukturime thelbësore.
Mendësia mbetet e njëjtë: oferta më të leverdishme, për një komunikim më cilësor.

Ndërkohë ALBtelecom, kompania e cila ruan origjinalitetin e të qenurit shqiptare në këtë industri, ka çuar edhe më tej këtë qasje, duke ripërtërirë tërësisht komunikimin dhe ofertën e saj për tregun.


Në një bisedë të zhvilluar me Drejtuesin e Grupit Komercial të ALBtelecom, Z. Omer Kuyucu kemi mundur të zbulojmë disa nga risitë që kjo kompani ka rezervuar për klientët e saj.

“ALBtelecom është në një ndryshim të vazhdueshëm për t’iu përshtatur nevojave të klientëve tanë dhe këtë herë ne kemi sjellë një platformë të re për të gjitha ato kërkesa.”- iu përgjigj Z. Kuyucu interesimit tonë se si po i përballon ALBtelecom ndryshimet e fundit në tregun e telekomunikacionit.

Z. Kuyucu u shpreh se ALBtelecom po vendos një standard të ri; një qasje inovative, më gjithëpërfshirëse dhe më fleksibël në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të shumëllojshme.

Kështu, ALBtelecom sjell produkte të përmirësuara nga ana teknologjike që vijnë me çmime më të arsyeshme, duke ofruar tashmë edhe internet pa limit!

Z. Kuyucu gjithashtu konfirmoi edhe atë çfarë flitej informalisht në sektor se përmirësimi i produkteve të ALBtelecom është bërë i mundur edhe përmes investimeve madhore që kjo kompani po kryen në infrastrukturën e saj, të shtrirë në të gjithë Shqipërinë.
Kështu rrjeti i ALBtelecom po njeh një zhvillim të mëtejshëm në sistemin e transmetimit, në shpërndarjen e pikave të shitjes, në mbulimin me sinjal në të gjithë vendin, duke i hapur rrugë aplikimit të teknologjisë 5G.

Z. Omer Kuyucu ndau me ne edhe një zhvillim të ri mjaft interesant nga pikëpamja e marketingut, siç është konkretizimi i këtyre ndryshimeve, përmes një zëri zyrtar dhe një kënge të re shqip për fushatat e marketingut.

Zëri i ri i përzgjedhur nga ALBtelecom është Dojna Mema, një emër i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar.

“Dojna ishte zgjedhja e skuadrave tona të vlerësimit, – tha z. Kuyucu – pasi vlerësojmë karrierën e saj si gazetare dhe mendojmë se personifikon tiparet e një vajze sfiduese dhe energjike, e këto janë karakteristikat dalluese të kohërave tona.”

Ndërkohë kënga e sjellë në shqip është një krijim origjinal i Elgit Dodës, një artist i ri shqiptar. Kënga është frymëzuar nga muzika tradicionale shqiptare, gjë që pasqyron më së miri faktin se ALBtelecom është një markë kombëtare, simbol në vend.

“Ne synojmë të reflektojmë në këtë iniciativë të gjithë frymëzimet shtytëse të klientëve tanë të çdo moshe; nga veriu në jug.”- u shpreh Z. Kuyucu.

Me portofolin e ri të produkteve, ALBtelecom edhe një herë ka sfiduar mënyrën konvencionale të ofertave, duke mundësuar atë çka kanë nevojë dhe presin shqiptarët, kërkesën për më shumë internet me çmime të favorshme, në mënyrë sa më të thjeshtë.

Duhet theksuar, se ALBtelecom po zgjeron investimet për të modernizuar më tej rrjetin dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimit në të gjithë vendin.

“Ne, në ALBtelecom, e konsiderojmë vlerë tonën parësore të qenurit një markë tradicionalisht shqiptare. Nga ana tjetër, ALBtelecom investon pareshtur për të ofruar standardet më të larta teknologjike dhe shërbimin më të mirë për klientët, që na kanë besuar disa prej shërbimeve thelbësore në jetën e përditshme, siç është komunikimi.” – ishin komentet mbyllëse të Z. Kuyucu, pak para se të luante edhe një herë këngën e re dhe lehtësisht të memorizueshme “Me Mua Në Krah”.




Skip to toolbar