“Oferta” e demokratëve/ Zheji: Shenja që tregojnë se s’ka rrotacion në 2025. Minxhozi: Vjen si pasojë e rënies së influencës së Berishës

Më të fundit


Pas bashkimit të votave të Bruksel, deputetët e opozitës jashtë kontrollit të Bashës, nisin të krisin radhët edhe në Tiranë.

Ferdinand Xhaferraj lë të kuptohet se mund të votojë ligjin për amnistrinë nëse maxhoranca merr parasysh një amendament, nga i cili përfiton Ervin Salianji, i dënuar për skandalin Babale.


Analisti Artur Zheji, i ftuar në “Real Story” foli për pazare individuale të deputetëve opozitarë.

“Janë disa shenja që edhe në 2025 propabilitetet për rotacion janë të vogla dhe drejt zeros. Në këtë pikëpamje, ekonomizojnë energjitë individualisht. Secili merr lapsin dhe bën kalkulimet se ku jam unë.”, tha Zheji.

Ndërkohë, analisti Skënder Minxhozi theksoi se këto lëvizje të deputetëve opozitarë vijnë pas rënies së influencës së Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpiak.

“Kur thua se nuk janë të Bashës këto tre emra (Salianji, Xhaferri dhe Tabaku), e kam vështirë ta besoj që janë edhe të Berishës sepse kanë secili dinamikat e tyre. Xhaferri ka qenë një ndër zërat më kritikë të Berishës kur u shpall non grata. Këtë tezën pa Berishën nuk ka zgjidhje e kanë bërë moto të përgjithshme. E bëjnë për komoditet. Por më duket se nuk janë tre deputetë të rreshtuar me Berishën. Asnjëri nga të tre s’i kemi parë te Berisha. Tabaku është një produkt de facto i ndërkombëtarëve sepse kontrollohet nga ta. Me futjen e tre votave të tjera nga opozita, numerikisht bie pesha e Bashës sepse luante me idenë që unë jam i vetmi që brenda opozitës mund t’i jap Ramës 84. Problemi është që e shoh këtë edhe si një diçka që bie ndesh me atë që t’i thua, që Berisha nuk po del më i fuqishëm politikisht. Këto lëvizje i shoh ikën macja, luan minjtë. Më duket se mbyllja e Berishës po fillon të japë një efekt ku nuk e ka më atë kontrollin dhe në atë masë të Berishës që i mbante afër por nuk i kishte de facto të vetët. Dhe këta persona janë të tillë, më të prirurit për t’u larguar nga Berisha dhe për t’u afruar tek qeveria sepse nuk janë më në suazën e tij. Kam përshtypjen se ndoshta këto lëvizje, tani që edhe votat kanë rëndësi, këto janë vota individuale që vijnë edhe si pasojë e rënies së influencës së doktorit për shkak të izolimit fizik dhe që nuk mund ta kontrollojë.”, shtoi Minxhozi./abcnews.al




Skip to toolbar