OFL u kërkoi të justifikojnë pasurinë. Kush është Pajtim Serjani dhe “Nita” nga Tirana

AKTUALITET


Operacioni Forca e Ligjit i dërgon kërkesën për të dorëzuar vetëdeklarim për pasuritë e tyre dy personave të tjerë, të dënuar nga gjykata, njëri për trafik droge, tjetri për kanosje.


Ne nje konference per mediat, agjentja e OFL-se ka dhene detaje lidhur me personat qe duhet te deklarojne pasurine.

Mësohet se njëri prej dy personave që u është kërkuar të deklarojnë pasurinë është Pajtim Serjani, miku i Emiliano Shullazit, i cili edhe ai pak ditë më parë ishte në shenjestër të operacionit të OFL.


Ndërsa personi tjetë që duhet të deklarojë pasurinë e tij është shtetasi Oreges Jahelezi i dënuar nga krimet e rënda për trafik droge.

Pajtim Serjani të cilit OFL i kërkoi të justifikojë pasurinë, është një emër i njohur për policinë e Tiranës, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite, ndërsa aktualisht është i lirë, pasi e ka përfunduar dënimin.

Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj biznesmenit të kafes, Julian Bregu në vitin 2014. Në vitin 2015 Serjanit i është bërë atentat të Rruga e Kavajës.

Në atë kohë ishte Arjanit Sterjo i cili qëlloi mbi tavolinën ku po qëndronte ai, polici Roland Meta, Ditmar Reçi dhe Denis Ramani.

Serjani lëvizte në Tiranë me makina të blinduara ndërkohë që njihet si miku i Emiljano Shullazit. Në shtator 2017 policia i sekestroi Serjanit katër makina të blinduara më vlerë 1 milion euro.

Tre prej makinave rezultuan të trafikuara nga vendet e BE, njëra prej të cilave me targa të falsifikuara.

Por kush është emri tjetër i cili u bë publik nga OFL që për 48 orë do të duhet të justifikoj pasurinë e tij me shkrim.

Oreges Jahelezi është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi është arrestuar nga policia për drog

Orges Jahelezi, i njohur ndryshe si Artan Elezi, me pseudonimin “Nita”, nga Tirana, është i arrestuar gjatë operacionit “Volvo 4”, pas zbulimit të laboratorit të heroinës në Has.

Ai akuzohet  për ”Prodhim dhe shitje të nàrkotikëve”, ”Tràfikim i nàrkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale.