“Olldashi, kliente e Malltezit”/ SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares, bleu shtëpi te kompleksi Partizani

AKTUALITET


Jamarbër Malltezi nëpërmjet avokatëve disa javë me parë iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Apelit me kërkesë për heqjen e sekuestros për pasuritë e tij.

Këtë të enjte do të mbahet seanca për pasuritë e sekuestruara te dhëndrit të Sali Berishës dhe SPAK kërkon perjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashit me argumentin e konfliktit të interesit.


Ndërkohë, gjyqtarja Olldashi zbuti masën e sigurisë per Malltezin nga ‘arresti me burg’ ne ‘arrest shtëpie’.

Sakaq, sipas shortit të datës së sotme, kërkesën për përjashtim do ta shqyrtojë gjyqtarja Miliana Muca.

Kujtojmë që Jamarbër Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.




Skip to toolbar