Operacion në Elbasan/ 14 të arrestuar sekuestrohen armë, municione, radio policie, makina dhe para

AKTUALITET


14 është numri i personave të arrestuar pasditen e së hënës gjatë një operacioni policor të zhvilluar në një lokal në Elbasan. Aksioni i policisë erdhi pas një telefonate se në biznesin në fjalë ndodheshin persona të armatosur.

Kur policia ka mbërritur, brenda në lokal janë gjetur 14 persona, mes tyre një 17-vjeçar, të cilët janë arrestuar, por vetëm treve prej tyre iu është gjetur armë zjarri.

Mes të arrestuarve është edhe Bujar Muça, ish-deputet i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe biznesmeni në një kompani hidrosanitaresh.

Të arrestuarit, sipas informacioneve të siguruara nga abc neës janë me precedent kriminal të theksuar në vrasje dhe fushën e narkotikëve apo me rrezikshmëri të lartë shoqëerore.

Përpos armëve të zjarrit, uniformat blu sekuestruan municione, elektroshot, radio policie, jelekë me mbishkrimin e policisë, celularë, automjete dhe para.

Po ashtu, abc neës ka mësuar se policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesat e këtyre 14 personave, por nuk janë gjetur sende të tjera.

7 akuza të rënda penale janë ngritur ndaj 14 të arrestuarve, ndërsa operacioni ui finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Forcës “Shqiponja” dhe Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë. 



Skip to toolbar