Operacioni i rrallë në QSUT, pacientes 35-vjeçare i hiqet me sukses tumori 7 cm

AKTUALITET


Një tjetër histori suksesi në radhët e mjekësisë shqiptare. Një paciente 35-vjeçare iu nënshtrua një ndërhyrje të rrallë dhe të vështirë në pavionin e Mjekësisë Interne në QSUT, që u realizua me sukses.

Rastin e ka bërë publik Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.


Pacientja 35-vjeçare u diagnostikua me një tumor 7 cm të mbiveshkores së majtë.

35-vjeçarja u përgatit në pavionin e Mjekësisë Interne në mënyrë që të stabilizohej, dhe më pas ekipi multidisiplinar i mjekëve realizoi ndërhyrjen, e cila rezultoi me sukses.

Aktualisht, sipas mjekëve, pacientja gëzon shëndet të plotë.




Skip to toolbar