Opozita, 1000 vetë për 1000 qendra votimi në Tiranë

Më të fundit


Veç bashkive të drejtuara nga opozita, PD ka plan të prishë procesin zgjedhor edhe në bashkitë e drejtuara nga e majta. Kjo vërtetohet edhe nga një shkresë e PD, që i është dërguar policisë së Tiranës, ku njoftohet se rreth 1000 protestues do të jenë nëpër rrugët e Tiranës nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Në shkresën e firmosur nga Ervin Minarolli, kryetar i degës së PD në Tiranë, ashtu siç ishte njoftuar edhe në qarkoren e publikuar nga realstory.al, rezulton se PD nuk ka kërkuar leje për protesta të shtunën, por vetëm ka njoftuar policinë, duke “kërcënuar” se “presim që Policia e Shtetit të zbatojë detyrimet sipas ligjit, ndryshe do mbani përgjegjësi ligjore”.


Protesta e PD në Tiranë është fokusuar në të paktën pesë shkolla, aty ku në fakt janë disa qendra votimi, ku duket qartë se vendi i përzgjedhur ka vetëm qëllim pengimin e votuesve për të shkuar në qendrat e votimit dhe rritja e tensionit tek ata qytetarë që kanë zgjedhur të votojnë në këtë datë.

Disa ditë më herët, një qarkore e dyshimtë, ku deklarohet se Partia Demokratike ka mobilizuar strukturat për të mos lejuar zgjedhjet e 30 qershorit, duke u dhënë detyra konkrete destabilizuese, është publikuar nga realstory.al, por ajo u mohua nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, megjithëse që nga ajo ditë, degët e PD në rrethe po vënë në zbatim gjithçka të shkruar në atë qarkore.




Skip to toolbar