Opozita hedh dyshime mbi qeverinë turke: Ku kanë shkuar 128 miliardë dollarë?

BOTA


Prej javësh partia opozitare turke, CHP nuk heq dorë. Me sloganin “Ku kanë shkuar 128 miliardë dollarë”, ajo kërkon me këmbëngulje nga qeveria turke sqarime për shitjen jo transparente të rezervave të valutës në vlerë miliardëshe, të inciuara nga partia konservatore-islamike, AKP. Ankaraja zyrtare u përpoq shumë që kjo temë të mos mbërrinte në publik.

Por CHP pa u lëkundur e konfrontoi qeverinë turke me kërkesa se ku kanë shkuar këto para. Presidenti Erdogan dhe qeveria tani janë hedhur në kundërsulm. Të enjten (06.05.) nga twitter i AKP u publikua një video që u përhap me shpejtësi në internet, ku në formë filmi vizatimor satirizohet partia opozitare, CHP dhe shpallet gënjeshtare. Shihen figura të partisë që i shërbejnë një “makine të gënjeshtrës”, që rregullisht prodhon të pavërteta.


Politikë financiare në fshehtësi

Türkei Präsident Recep Tayyip Erdogan

Pikënisja e këtij debati mes dy partive më të mëdha turke është shitja e rezervave të valutës. Parimisht bëhet fjalë për një mjet legjitim të një Banke Qendrore për të baraspeshuar lëkundjet e valutës apo stabilizuar monedhën kombëtare. Por partia opozitare e akuzon qeverinë turke këtë herë për mungesë të transparencës. Një arsye e fortë për CHP të gjurmojë: socildemokratët e futën në axhendën parlamentare zhdukjen e 128 miliardë eurove, por nuk morën përgjigje nga qeveria turke. Por ata nuk u tërhoqën dhe nga parlamenti e çuan këtë temë në rrugë me banderola të mëdha të vendosura në fasadet e ndërtesave turke ku shkruhej “Ku janë 128 miliardë euro?”

Qeveria ofroi deklarata kundërthënëse

Për shkak se presioni publik u bë shumë i madh, qeveria konservatore turke duhej të përgjigjej. Këto valuta nuk janë zhdukur apo janë përvetësuar, por janë përdorur për luftimin e pandemisë së coronës dhe baraspeshimin e lëkundjeve të valutës, siguroi presidenti turk në shkurt. “Paraja është qarkulluar mes aktorëve të ekonomisë dhe qytetarëve tanë pra ka ndërruar vetëm vend”, tha Erdogan para dy javësh. Dy përgjigje që në opinion janë parë si kundërthënëse.

Türkei Kemal Kilicdaroglu

Opozita e akuzon qeverinë dhe Erdoganin se kanë shitur në mënyrë ilegale valutat. Një dyshim që për opozitën përforcohet, sepse shitja e valutave të rezervës nuk u bë si pritet nga Banka Qendrore, por nga Ministria e Financave, ministria në kohën e shitjes drejtohej nga dhëndri i Erdoganit, Berat Albayrak.

128 miliardë dollarë -simbol i krizës ekonomike

Ekspertë të ekonomisë janë të mendimit, që paratë janë shpenzuar, për të zgjidhur problemet e ekonomisë turke. Eksperti dhe kolumnisti, Baris Soydan mendon, se një shitje e tillë u krye në vitin 2019 për të rritur lirën turke krahasuar me dollarin para zgjedhjeve lokale. Si atëherë edhe tani ekonomia turke ndodhet në një krizë të fortë. Sipas Soydan vendimi për shitjen ishte një gabim i rëndë. Ekonomia turke është futur edhe më thellë në krizë. “Ata shitën valutat që të mos rritet dollari. Por dollari është rritur.” Pranda shitja në vlerë 128 miliardë dollarë ka qenë shpërdorim, thotë Soydan. 128 miliardë dollarë janë kthyer në “simbol të krizës ekonomike, në të cilën Turqia ndodhet prej kohësh”, thotë profesori i ekonomisë Erinc Yeldan në Universitetin e Stambollit, Kadir-Has. “Pse ky transaksion u krye pas dyerve të mbyllura është një pyetje e rëndësishme”, thotë Yeldan.

Kreu i opozitës, Kemal Kilicdaroglu pas publikimit të filmit saitirik kundër opozitës u shpreh se ai ende nuk ka një përgjigje të qartë, se çfarë ka ndodhur me 128 miliardë dollarët./dw




Skip to toolbar