Opozita kërkesë për drejtuesin e ERE për fashën e energjisë elektrike, mazhoranca pranon: Edhe pse jeni në…

Më të fundit


Një grup prej 15 deputetësh kanë dërguar kërkesë për drejtuesin e ERE për vendosjen e çmimit të energjisë me fashë. Deputeti Petrit Vasili ka dhënë arsye përse duhet që të japë sqarime pasi u dha vendimi por më pas, kryeministri Rama tha se është vendosur shtyrja e aplikimit pasi qytetarët ia kanë dalë që të kursejnë energji.

“Kërkesa që paraqesin 15 deputetë të PL dhe PD ka lidje me një funksion thelbësor të parlamentit. Të gjithë anëtarët e ERE i zgjedh Kuvendi. Thirrja e tij është gjëja më e natyrshme që mund të bëjë Kuvendi në këtë moment nga më kritikët për energjinë elektrike. Faktet janë të rënda. Shpenzohen 1 miliard euro për humbje teknike ndërkohë që nuk i është kursyer burgu qytetarëve. E kemi parë dhe ngjarjen e vendosjes së fashës të energjisë që u përdor si mall propagande. Pasi u vendos, vijuan deklarata gjoja për pezullim nga kryeministri, ndërkohë që të gjithë e dinë se organi që vendos në mënyrë të padiskutueshme çmimin është ERE. Sqarimet deri në një për këtë cështje janë të domosdoshme. Cdo largim do të thotë fshehja e korrupsionit galopant të energjisë”, tha Vasili.


Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se e merr në konsideratë kërkesën pasi nuk përfshihet Sali Berisha dhe tha se opozita duhet të dërgojë me shkrim cdo pyetje që ka për drejtuesin e ERE. Sapo u hodh në votim, të gjithë deputët votuan pro. Në Konferencën e Kryetarëve do të caktohet data kur do të thirret drejtuesi e të japë përgijgje për opozitën.

“Viti 2022 është një prej viteve më të thata, ndërkohë që çmimi i energjisë elektrike në bursë vijon të jetë shumëfish më i lartë. Në momente të caktuara deri në 10 herë më shumë. Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë shembulli i kursimit jo i talljeve dhe nënqeshjeve. Thirrje për të konsumuar sa më pak energji. Falenderimi i takon qytetarëve të këtij vendi që thirrjeve ju përgjigjën me një shembull konkret dhe ulje të konsumit të energjisë elektrike. Neni 103 nuk është për debat sepse i referohet për raportimet vjetore. Jemi të gatshëm për debat dhe pse kërkesa juaj bie në kundërshtim me rregulloren. Besoj që propozimi im është të mblidhet sa më parë Konferenca Kryetarëve për të përcaktuar ditën dhe kohën e debatit. Kërkesat dhe pyetjet të sillen me shkrim ndaj drejtuesit të ERE-s. Kjo është e vetmja mënyrë dhe ERE të sjellë përgjigje. Besoj që në 2 seancat e ardhshme do të zhvillojmë debat. E përshëndes faktin që nuk e keni përfshirë non gratën në kërkesën që keni sjellë dhe ndaj e pranojmë”, tha Balla.




Skip to toolbar