Opozita, molotov bashkisë/ Pjesëmarrje e ulët e protestuesve, forca të shumta policie

AKTUALITET


Ka nisur me tensione protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës. Simpatizantët e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë kanë hedhur tymuese dhe molotov drejt godinës së bashkisë në kryeqytet. Gazetari i ABC News, Ervin Leka, i cili po ndjek nga afër ngjarjen, raporton për një pjesëmarrje të ulët të protestuesve.

“Protesta sapo ka nisur, ku vetëm pak çaste më parë patëm edhe disa shishe molotov drejt bashkisë së Tiranës. Disa prej protestuesve kanë marrë vezë dhe fruta që pritet t’i hedhin drejt bashkisë së Tiranës në shenjë proteste. Protesta ka një pjesëmarrje të ulët, ashtu sikurse edhe në të mëparshmet, por pavarësisht se numri i simpatizantëve të PL dhe Rithemelimit, nuk kanë munguar aktet e dhunës dhe sendet e forta drejt bashkisë. Protesta parashikohet disa orë.”, raportoi gazetari.


Gazetari raporton edhe për një incident, ku një grua protestuese ka goditur disa të tjerë, e cila është shoqëruar në polici.

“Hidhen vezë dhe fruta ndërsa deri më tani janë hedhur molotov dhe flakadanë. Pak minuta më parë është shënuar një incident ku një protestuese ka goditur disa gra të tjera dhe është shoqëruar nga policia.“, shtoi gazetari.




Skip to toolbar