Drejtuesi i partisë Besa dhe njëherësh Kryetari i Bashkisë së Tetovës, Bilall Kasami, në intervistë me gazetarin Sokol Balla në “Real Story” ka folur për zhvillimet politike aktuale në Maqedoni të Veriut, sfidat e qeverisjes dhe përpjekjet që po bëhen për avancimit e të drejtave të shqiptarëve në vendin fqinj.
Si partner i koalicionit Vlen, Kasami theksoi se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë në një pozitë të favorshme politike nga fakti që kemi një koalicion qeverisës, që përbëhet nga katër partitë politike.
Ai pohoi se në përbërjen e këtij koalicioni ka elementë të Vetëvendosjes së Albin Kurti, i cili gjatë fushatë parazgjedhore në RMV u akuzua për ndërhyrje politike në shtetit fqinj.
Gjatë intervistës, Kasami theksoi se edhe koalicioni opozitar shqiptar në RMV është i konsoliduar, por shpallja” non grata” dhe futja në listë të zezë nga SHBA të disa prej eksponentëve të saj e ka dobësuar atë.
“Për momentin, vlerësojmë që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë në një pozitë të favorshme politike nga fakti që kemi një koalicion qeverisës, që përbëhet nga katër partitë politike, por i përkrahur nga element të Vetëvendosjes ku një nga deputetë këtej koalicioni është përfaqësues i Vetëvendosjes. Në anë tjetër kemi një koalicion opozitar, unë do kisha uruar të konsoliduar, për momentin ashtu është, por fakti i futjes në listës së zezë të SHBA të disa nga eksponentëve të rëndësishëm të këtij koalicion, duke nisur nga ish-zv.kryeministri i parë Artan Grubi, kryetari i bashkisë së Strugës dhe disa eksponentëve të tjerë, kjo po e dobëson këtë koalicion. Unë them që janë në pozitë të favorshme, sepse në botëkuptimin tim të demokracisë, llogaridhënia dhe realizimi i premtimeve të pushtetit të qeverisë varet se sa e fuqishme është opozita. Sot edhe përkundër faktit, opozita shqiptare në RMV fakti po ankohet se po degradohet pozita e shqiptarëve, po dobësohet roli i tyre në Maqedoninë e Veriut, unë mendoj se është e kundërta. Nga shkaku që deri tani, kemi një opozitë të konsoliduar dhe po kritikon në përditshmëri veprimet e qeverise, fakt që nuk ka ndodhur në të kaluarën në qeverisjen 20-vjecare të BDI-së, ku opozita më shumë merrej me vetveten, kush do jetë i parë i opozitës, sesa të sfidojë dhe të kritikojë për dështimet e qeverisë.
Si rezultat i saj, në mandatin e fundet të qeverisë të z.Ahmeti kishim një keqpërdorim shumë të theksuar të pozitave qytetare, kishim korrupsion të hapur, që si rezultat rezultoi se Grubi të jetë në listën e zezë amerikane, të ketë padi dhe sot të jetë një nga të arratisurit, që ishte frontman-i kryesor në dy mandatit e fundit të Ahmetit. Nëse nuk kemi një opozitë të konsoliduar, e cila do t’i rrijë në ballë dhe do kritikojë qeverisje në të gjitha veprimet e saj, ndodh që pushteti absolut absolutisht korrupton. Në dy qeverisjet e fundit z. Ahmeti me në kryer Grubin kishte një qeverisje shumë të fuqishëm dhe fatkeqësisht i ndodhi kjo që i ndodhi, ku z. Grubi një ndër akuzat që i ka jashtë aspektit të korrupsionit, ka dhe ndërhyrjet shumë flagrante në sistemin e drejtësisë”, tha ai.