Opozita vijon kaosin në Kuvend, i bien tavolinave gjatë kohës që flasin socialistët

Më të fundit


Teksa ministrja Elisa Spiropali po fliste për projektligjin “për përfundimin e procesit te privatizimit te objekteve te ish-ndërmarrjeve bujqësore”, deputetët e opozitës vijuan avazin duke u rënë me grushte tavolinave.

“Bjeri Albana se i bie bukur, por të mungon Mondi ske çfarë i bën”, tha Spiropali.


Skenarë të tillë janë bërë normë tashmë për opozitën, sidomos në seancat e fundit plenare.

Ministrja Spiropali ironizoi veprimet e deputetëve të PD, ndërsa u kujtoi atyre kolegët e përjashtuar nga salla për kaosin e krijuar.




Skip to toolbar