Paditë e PS-së për 21 Janarin/ Ish-kreu i SHIK: Vrasjet nuk ishin nga pakujdesia

AKTUALITET


Fatos Klosi, ish-Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror  ka komentuar paditë e bërë nga Partia Socialiste në lidhje me 21 janarin. Klosi u shpreh se shpreson që për shkak te reformës në drejtësi të bëhet në hetim objektiv dhe të mësohet e vërteta.

“Po sigurisht, shpresojmë dukeqenëse jemi pas një reforme . Kanë mbetur pezull shumë cështje, për të cilat njerëzit janë të pakënauqur.


Për çështjen e21 janarit u pretendua për vrasje nga pakujdesia, është absurde. Ato vrasje janë bërë nmë mënyrë të qëllimshme. Ata gjuajtën ndaj njerëzve e kishin marrë këtë detyrë.

Është bërë një hetim teknik, ku vajtët plumbat, por jo pse u qëllua ndaj personave. Ka ligje se kur qëllohet, kur një person rrezikon seriozisht punonjës ose institucion, nuk është asnjë nga këto raste. Skishte asnjë rrezik.

Ngjarja ka ndodhur kur po shpërndahej protesta, kulmi i saj ishte më parë. Të gjitha argumentat që janë përdorur, janë broçkulla, për të ndihmuar fajtorët e vërtetë. Urojmë që këto dëshmi të reja, të hetohen seriozisht, kërkohet vetëm drejtësi, pse u qëllua ndaj  këtyre njerëvve.

Hetimi dhe verdikti deri më tani është i padrejtë dhe nuk përfaqësojnë fajësinë e vërtetë. Mbase edhe këto fakte të reja, le t’i shohin specialistë dhe të thonë fjalën e tyre”, u shpreh Klosi në një lidhje Skype me studion e ABC News.




Skip to toolbar