Pak orë para mbërritjes, Rama i uron mirëseardhjen Anthony Blinken

AKTUALITET


Pak orë para mbërritjes së sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në Facebook me një foto të zyrtarit të lartë amerikan, duke i uruar mirëseardhjen.

Blinken do të zbresë në orën 11: 00 në aeroportin “Nënë Tereza” dhe do të qëndrojë për rreth 10 orë në Tiranë. Në agjendën e toij janë parashikuar takime kokë më kokë me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.


Mesazhet që do të përcillen do të jenë për të ardhmen e Shqipërisë, Ballkanit Perëndimor dhe Europës, gjatë një deklarate të përbashkët mes Ramës e Blinken.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Blinken do të ketë pjesë të delegacionit edhe ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila tashmë ka një detyrë më të lartë në DASH.

Agjenda e Blinken në Tiranë do të mbyllet me një takim me rreth 100 të rinj që kanë qenë pjesë e programeve mbështetëse të ambasadës amerikane.




Skip to toolbar