“Paketa e Maleve hyn në fuqi pas zgjedhjeve”, Rama: 500 aplikantët e parë nuk do kenë asnjë detyrim ndaj shtetit

AKTUALITET


Axhendën elektorale, kryesocialisti Edi Rama e ndali në Kukës ku prezantoi arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u ndal tek Paketa e Maleve.

Ai tha se kjo paketë do të hyjë në punë pas zgjedhjeve të 11 majit.Për të gjithë qytetarët ai shpjegoi procedurat se si mund të përfitojnë nga Paketa e Maleve, e cila është një mundësi e mirë për të krijuar një biznes në agroturizëm.

Rama shtoi se 500 aplikantët e parë nuk do paguajnë asnjë detyrim ndaj shtetit, mjafton të fokusohen tek investimi i tyre.

“Pas zgjedhjeve do të fusim në punë Paketën e Maleve. Paketa e Maleve është shumë e thjeshtë dhe është në dispozicion të të gjithë atyre që duan të investojnë në tokat e të parëve për turizëm dhe agroturizëm, duke bërë disa hapa të thjeshtë. Pronari faktik, por që nuk ka letra depoziton në bashki kërkesën që t’i njihet dhe bashkia bën afishimin në 30 ditë të të gjithë pertinentëve.

Në momentin që mbaron 30 ditëshin dhe rezulton që personat janë të pakontestuar, bashkia u jep vendimin që të investojnë në tokën e tyre. Ata bëjnë një projekt investimi dhe në Ministrinë e Ekonomisë bëjnë një regjistrimin dhe e marrin tokën me 1 euro.

Pasi kanë bërë investimin do të marrin certifikatën e pronësisë. Në rastet se del dikush tjetër që pretendon se është pronari faktik i pronës, nuk ka më kthim mbrapa, për të tilla raste merret qeveria dhe e zgjidh ajo.

Për 500 aplikimet e para, për 10 vjet nuk do të paguajnë asnjë gjë mjafton të bëjnë investimin”, tha kryeministri Rama./abcnews.al



Skip to toolbar