Paketa fiskale dhe buxheti 2023 diskutohen sot në Kuvend

AKTUALITET


Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë ku do të diskutohet paketa fiskale dhe buxheti 2023. Diskutimet do të nisin me projektligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”. Projekt-paketa e vitit 2023 unifikon akcizën për Birrën (prodhues vendas e të huaj), pavarësisht sasisë së prodhimit. Akciza do të jetë nga 360 lekë/HL, në 710 lekë/HL/shkallë alkoolometrike.

Vendosja e fashës në akcizës ndaj birrës fillimisht kishte qëllim për të mbrojtur birrën vendase nga importi, me vonë gjatë zbatimit u bë shkak për evazion, pasi fasha u shfrytëzua për nënraportim. Madje edhe birrat e importit shpesh përfitonin nga akciza e ulët duke raportuar kapacitet prodhimi më pak se 200 mijë hektolitra.


Në rend dite do të diskutohet edhe projekt buxheti për vitin 2023.  Të ardhurat në vendin tonë për vitin 2023 parashikohet të jetë në nivelin 631. 7 miliard lekë, ku 475 miliard lekë të ardhura do të vijnë nga qeverisja qendrore, ndërsa 65 584 milionë lekë nga pushteti lokal.

Fokus të veçantë në buxhet pritet të ketë sektori energjetik, ku parashikohet fondi prej 12 miliardë lekësh. Po ashtu është parashikuar një fond prej 2. 3 miliardë lekësh që të përdoret për politika të reja pagash. Viti 2023 është vit zgjedhor dhe fondi i parashikur për këtë qëllim është 1. 8 miliardë lekë.




Skip to toolbar