Paketat financiare gjatë pandemisë, Civici: Shqipëria preferoi ndërhyrje në sektorin social

AKTUALITET


Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici, foli në emisionin “Real Story”, në “News 24”, për paketat fiskale që u ofruan gjatë muajve të parë të pandemisë. Sipas tij, u bë një ndarje e ndryshme në shtete të ndryshme. 

Shqipëria sipas Civicit, preferoi të ndërhynte në sektorin social, ku u shpërndanë dy paketa, por u ofruan dhe lehtësira fiskale. Ndërsa vende si Maqedonia, investuam më së shumti në sektorin prodhues për të rigjeneruar ekonominë.


“Unë doja të theksoja që tashmë kanë kaluar shumë muaj që ka filluar pandemia dhe që u ofruan paketat, por duhet bërë një analizë më e ftohtë. Në nivel ndërkombëtar u bë ndarja në dy grupe, në vende që mbështetën ekonominë dhe vende që ofruan më pak. Një kategori të caktuar vendesh si Maqedonia ndikuan në sektorin prodhues për të rigjeneruar ekonominë. Shqipëria ka preferuar më shumë ndërhyrjet që u bënë në sektorin social, pagat që u dhanë për të vetëpunësuarit dhe krijoi lehtësira indirekte, falje të detyrimeve të ndryshme fiskale tatimore. Vendet e tjera më pas, ndërhynë paralelisht në strukturat dhe kapilarët e ekonomisë. Mendoj që kjo është një shpjegimet që mund të lidhet për sa u dha për të dy paketat por edhe rezultatet që kemi sot në këto tregues”, tha Civici.




Skip to toolbar