Pakti PD-LSI, vjen reagimi i parë nga maxhoranca

Më të fundit


Pak minuta pas nënshkrimit të marrëveshjes mes PD-së dhe LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit, ka ardhur dhe reagimi i parë nga maxhoranca. Ka qenë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ajo që ka deklaruar nga seanca parlamentare se përveç identifikimit elektronik të votuesve duhet dhe identifikim i të zgjedhurve.

Ajo tha se “lista e mercenearizmit të kulluar nuk mund të shoqërohet me himnin e flamurit”.


“U ngrit një koleg dhe deklaroi se e ka kërkuar Luli e ka kërkuar opozita që mund të bëjë një tender. Ne mund të kontrollojmë veten dhe ato që duam, siç është vota e emigrantëve por ne nuk mund të kontrollojmë orekset e opozitës jashtëparlamentare. Sa i përket identifikimit elektronik të zgjedhësve, do ishte mirë të bëhej dhe një identifikim i të zgjedhurve, ajo që po na shohin sytë me koalicionin opozitar s’dimë ç’të themi ne. Nuk është koalicion por thjesht një listë.

Këta emra, Mona, Nardi, Shpëtimi, Luli, Agroni dhe ku di unë që pretendojnë se do ndryshojnë me rrënjë politikën janë po të njëjtët që Shqipërisë ia kanë bërë zinë 30 vite. Prandaj kaluam në kuvend ato ndryshime që vargoni i partive mos të ishte i pafundmë dhe të mos ngrihej në listë kap ça të kapësh. Kjo listë e mercenearizmit të kulluar nuk mund të shoqërohet me himnin e flamurit. Nënshkruan një marrëveshje imagjinare dhe thanë Shqipëria do ngrihet”, deklaroi Spiropali




Skip to toolbar