Pakti Rama-Meloni për refugjatët/Alban Daci: Ja objektivat e dy kryeministrave; BE duhet të ndryshojë optikën për vendet e Ballkanit

Më të fundit


TIRANË- Politologu Alban Daci tregoi në “Real Story” mesazhet që përçon marrëveshje mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, për pranimin e refugjatëve në Gjadër të Lezhës.

Sipas tij, objektivi i përbashkët i të dy liderëve është BE, por kjo bëhet me qasje të ndryshme. Ai shtoi se mesazhet që përçoi kryeministri Edi Rama sot në Lezhë janë shumë të rëndësishme, të cilat duhet t’i kuptojmë si vijon:


“Objektiv i përbashkët i Ramës dhe Melonit është BE, por me dy qasje të ndryshme. E para dekurajon afrikanët që të vijnë në Itali dhe statistikat e fundit tregojnë se janë ulur zbarkimet. Lidershipi i Melonit është për të ndryshuar BE. Thotë se “Ne e kemi krijuar BE” dhe unë e bëra zgjidhjen e emigracionit me një vend që nuk është vend anëtar. Mesazhi i Ramës është shumë i rëndësishëm.

Rama tha: që ne nuk jemi pjesë në BE, por jemi aq të dobishëm sikur të ishim pjesë e BE. Rama ka marrë garanci se Italia do jetë lobuese shumë e fortë për anëtarësim e Shqipërisë në BE, por mos harroni edhe për një kundërpërgjigje për ekuilibrat në raport me Greqinë. Janë dy vendet që njëra do të vendos veton dhe tjetra thotë që Shqipëria do jetë pjesë e BE. Ideja e kësaj marrëveshje është simbolikë”, tha ai.

Ai theksoi se ka Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë optikën, për mënyrën se si e ka parë deri tani Ballkanin perëndimor.

“BE duhet të ndryshojë optikën për vendet e Ballkanit. Rama e tha se jemi pjese e këtij realitetit”, tha ai./abcnews.al




Skip to toolbar