Pamje dramatike në qytetin e shkatërruar nga tërmetet në Turqi

BOTA


Provinca e Hatay në Turqi është më e goditura nga tërmetet e fuqishme të së hënës. Deri tani, në këtë provincë janë konfirmuar 872 persona të vdekur.

Me mijëra ndërtesa janë shembur veçanërisht pas tërmetit të dytë 7,5 ballë të mesditës. Banorët kanë kërkuar ndihmë më të mëdha pasi ende nuk është bërë e mundur kontrolli i të gjitha rrënojave për të mbijetuar. Në anën tjetër, Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) ka thënë se mbi 13 mijë persona janë duke u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.


Në Hatay jetojmë mbi 1,6 milionë banorë, ndërsa në atë zonë janë vendosur edhe më shumë se 400 mijë refugjatë sirianë si pasojë e luftës civile gati 12-vjeçare.

Ndërkohë, pamje të rënda me dron janë publikuar nga kjo provincë, ku shumë ndërtesa të larta janë kthyer në gërmadha.




Skip to toolbar