Policia ka arrestuar pronarin e pikës së gazit në Portëz të Fierit e cila shpërtheu në flakë gjatë të martës. Në pranga ka rënë 62-vjeçari Sokol Meçe. Ai akuzohet për “Shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative” dhe “Shkelja të rregullave të mbrojtjes në punë” e mbetur në tentativë.
Arrestimi i këtij shtetasi, sipas policisë, u bë pasi në pikën e furnizimit me gaz të automjeteve në fshatin Portëz, në pronësi të këtij shtetasi, ka rënë zjarr dhe si pasojë ka pasur shpërthim, ku janë dëmtuar banesa e godina përreth.
Pika e gazit në Portëz të Fierit që shpërtheu gjatë të martës shkaktoi panik te banorët e zonës, të cilët deklaruan se shpërthimi ishte aq i fortë sa ngjasonte me shpërthimin në Gërdec.