Pandemia e COVID-19, Zv.ministri Nikolla: Masat e reja do shihen për dy javë.

AKTUALITET


Pandemia e COVID-19 është kthyer në ëështjen më të rëndësishme të ëdo debati në familje, shoqëri apo publik. Ndërkohë që nesër Shqipëria hyn në një kufizim të ri të orarit për shkak të rritjes së shifrave të të infektuarëve dhe viktimave, përgjegjësia kërkohet gjithmonë tek qeveria.

Zëvendës ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla i ftuar në “Real Story” në News24 tha se një qeveri duhet të gjykohet për masat teknike konkrete dhe jo për kulturën, duke iu referuar faktit të mosmbajtjes së maskës nga një pjesë e madhe e qytetarëve.


“Kjo ndalesë do të shikohet për dy javë. Nga pikëpamja statistikore dhe në përputhje me OBSH duhen dy javë për të parë efekshmërinë. Më 25 shkurt do shikojmë çfarë ka ndodhur dhe më pas do shohim datat e mëtejshme.

Kam përvojë shumë të shkurtër në qeveri. Si mund të gjykohet një qeveri për mendimin tim, me atë çka është teknike konkrete, apo kulturore që do vite.
Qeveria gjykohet për masat teknike që kanë impakt të fortë. Nuk mund të gjykohet qeveria se ai nuk mban maskën. Nuk është ligji që mban gjithçka”, deklaroi ai.

Ndërkohë gazetari Erjon Skëndaj dha edhe disa nga arsyet se përse një pjesë e shqiptarëve nuk mbajnë maska. Nga ana tjetër ai tha se duhet më shumë punë nga ISHP për të treguar që mund të infektohesh edhe nëse e ke kaluar COVID-19.

“Pse shqiptarët nuk i mbajnë maskat. Ne i vumë me vonesë. Në shtator deri në shkurt, një pjesë e madhe e popullatës e kanë kaluar, s’po flas për ata 100 mijë me tamponë pozitivë, por dhe për ne me tampon negativ. U përhap si lajm dhe u promovua që imuniteti të mban larg virusit dhe ti as nuk infekton dhe as infektohesh. Dhe shumë njerëz u trimëruan, që unë e kalova tashmë.


E dyta çfarë ndodhi, pas COVID-it mezi merrja frymë me maskë për një muaj. Ndoshta sepse ka akoma dëshirën për rikuperim dhe shumë njerëz nuk e mbanin dot nga pamundësia. Pra të gjithë bashkë bëhen ata që nuk mbajnë maskë. Nuk është punuar nga sektori i propagandës në ISHP për të treguar me fakte që imuniteti të lë në një pikë dhe m




Skip to toolbar