Panik në Pogradec, një pallat pranë kishës përfshihet nga flakët

AKTUALITET


Një pallat që ndodhet pranë kishës është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar edhe panik te banorët.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesditës së të shtunës, ndërkohë që menjëherë janë lajmëruar forcat e zjarrfikësve dhe kanë ndërhyrë për të normalizuar situatën.


Paraprakisht, mësohet se asnjë nga banorët e këtij pallati nuk është lënduar, teksa janë evakuuar nga forcat e rendit.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por dyshimet e para janë se flakët kanë nisur fillimisht në pjesën e çatisë.  




Skip to toolbar