Papunësia prej pandemisë, Ahmetaj: Tregtia e ka marrë veten, transporti ende jo. Ndërtimi ka rritje me 3 mijë vende të reja

AKTUALITET


Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka folur për shifrat dhe gjendjen e punësimit gjatë pandemisë.


Ahmetaj thotë se fillimisht të gjitha sektorët e u goditën gjatë karantinës së marsit dhe prillit. Por tashmë sipas tij tregtia e ka marrë veten, kurse transporti është 1 mijë vende minus.

Po ashtu ndërtimi ndihmuar dhe nga procesi i Rindërtimit ka pasur 3 mijë vende pune rritje referuar shifrave nga janari deri më sot

”Tregtia ka filluar të marrë veten.Transporti ende jo, ka -1000 vende pune të parimarra. Ndërtimi që referohemi edhe Rindërtimit, nga 48 e 629, sot 51 mijë e 117 veta të punësuar nga janari sot.
Në kuadrin e pandemisë, çdo planifikim është i brishtë. Por s’mund të ecësh me planifikim dhe pa bërë, pra në bazë të planifikimit të bësh dhe planifikimin shpenzimeve, të ardhurave. Prandaj përdorim shifrat e FMN. Ka ndodhur në qeveritë e tjera që realja dhe nominalja si rritje planifikoheshin 2-3%, x kryeministër ia fuste 8%.”- tha Ahmetaj.