Financimi i Partive Politike dominoi mbledhjen e kësaj të hëne të Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Deputeti socialist Erion Brace tha se përgjatë fushatës elektorale të 11 majit subjekte politike kanë përdorur para nga burime te treta, të cilat nuk janë të deklaruara. Ndaj thote, se ka ardhur koha për ndryshime ligjore.
“Edhe në këtë fushatë që shkoi kemi patur flukse të mëdha të parave nga burimet e treta që deri më tani nuk kanë patur ndonjë detyrim të bëjnë deklarim, duhet të shkojmë drejt këtij rregullimi ligjor. Këto historitë me celularin para, ja sa harxhoj unë në ditë, dhe ja sa para më japin mua në ditë, duhet të marrë fund që zgjedhjet të mos komercializohen, por të ngelen e drejtë për të zgjedhur me votë, jo për të blerë vote”
Gjatë prezantimit të Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit, Brace vuri theksin tek forcimi I kapaciteteve për të parandaluar ndërhyrjet e huaja që mund të ndikojnë në demokracinë.
“Strategjia synon të forcojë mbroj nga forma të reja të ndikim të huaj, që rrezikojnë funksionimin e shtetit të së drejtës. Shqipëria si vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Pozicioni ynë gjeopolitik na bëjnë të ekspozuar ndaj rreziqeve hibride”
Miratimi i Strategjisë Kombëtare kunder Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit do të mundësoje edhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare, ekonominë dhe infrastrukturës kritike të Shqipërisë.