Parada e Pavarësisë në Tiranë/ Kreu i PDIU: E shkëlqyer, por mungoi prezenca e Çamërisë

Më të fundit


Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi e cilësoi Paradën e 28 nëntorit të mbajtur në Tiranë, si një organizim shumë të shkëlqyer, ndërsa vuri në dukje mosprezencën e Çamërisë.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC, Idrizi tha se jemi i vetmi komb që rrethohemi nga shqiptarët dhe e verteta historike duhet treguar.


“Më kontrastoi që në paradën e 28 nëntorit, që ishte një gjë e shkëlqyer, e vetmja gjë që mungonte ishte prezenca e Camërisë, apo e Bashkisë Konispolit. Edhe Çamëria si trevë shqiptare, me valle e kostume, etj. Kam qenë shumë i keqardhur.

Nuk po kërkon njeri të ndryshohen kufijtë, por nuk mund ta ndryshojë njeri historinë. Ishte Plava, Gucia, edhe këto janë shtete e qytete që janë në një shtet tjetër, çfarë problemi kishte që aty të ishte edhe Arta, Preveza etj. Sepse ne shumë herë e kemi autocensurën vetë. Pra, ne e dimë se nuk mund të kemi ndryshim kufijsh, por nuk na pengon kush që historinë tonë, edhe për Çamërinë, ta dërgojmë siç është. Çamëria plotëson hartën identitare të kombit shqiptar.

Çamëria u sakrifikua që të mbetej kjo Shqipëri politike që kemi sot. Si është e mundur që ne na kompleksojnë për të folur edhe për historinë tonë. Ne jemi vetmi komb që rrethohemi nga shqiptarët duhet ta tregojmë të vërtetën historike, nuk është nacionalizëm. Këta na bëjnë solidar. Nëse nuk dijmë për çfarë jemi bashkë, ia fusim kot me të tjerat”, u shpreh Idrizi.




Skip to toolbar