Parandalohet krimi në Patos, 45-vjeçari kanos me jetë bashkëjetuesen 26 vjeçare

AKTUALITET


Është parandaluar një krim në familje në Patos. Një 45 vjeçar ka rënë në pranga pasi ka dhunuar dhe kanosur se do të vriste bashkëjetuesen.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, thotë Policia.



Skip to toolbar