“Partitë e reja, krijesa të Ramës”, Tedi Blushi: Opozita e vërtetë është koalicioni ASHM

Më të fundit


Kandidati për deputetë nga radhët e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në emisionin Real Story u shpreh se partitë e reja janë krijesa të kryeministrit Rama. Sipas tij, opozita e vërtetë në këto zgjedhje është  koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

“Në çdo palë zgjedhje, Edi Rama sajon parit apo partiçka të reja, të cilat nuk janë asgjë tjetër, veçse krijesa të tij. Më thoni një nga drejtuesit, e para nuk janë të rinj në politikë, çdo palë zgjedhjesh ndryshojnë logon e partisë, Janë krijesa të Edi Ramës.

Ai i ka krijuar vetë këto parti, të cilat, ke drejtues partie, të cilët janë të faktuar se janë vjedhës të fondeve të taksapaguesve evropiane dhe amerikanë, në listë bordero të shoqatës Soros, krijesa të shëmtuar të Edi Ramës.Të rinj në moshë, por të tej plakur. Opozita e vërtetë  është tani është në një koalicion, dhe çdo forcë që e konsideron veten përballë këtij regjimi, e kishte mundësinë të grupohej me këtë aleance të vërtetë, të pashantazhueshëm, të pa korruptueshëm për t’iu vënë përballë Edi Ramës. Janë në shërbim të Edi Ramës dhe janë matrioshka të tij”, tha ai,.



Skip to toolbar