“Partitë e vogla, cikli II i farës së të ndjerës LSI”, Rama: Vetëm PS është për interesin kombëtar

Më të fundit


Nga qyteti i Sarandës, Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka kritikuar ashpër partitë e reja dhe të vogla në skenën politike shqiptare. 

Me tone ironike, Rama i cilësoi ato si “cikli i dytë i farës së të ndjerës LSI”, duke nënvizuar se këto formacione politike përfaqësojnë vetëm interesa të ngushta, në kontrast me Partinë Socialiste, të cilën ai e përshkroi si një forcë që vepron në funksion të interesit kombëtar.

“Ato parti të vogla janë cikli i dytë i farës së të ndjerës LSI dhe juve kjo ju kujtohet mirë se çfarë kemi hequr duke i provuar të gjitha dhe konkluzioni im është: sa më e vogël një parti, aq më të vogla interesat e atyre. Partitë e vogla janë për interesave të vogla. Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar. Aq e vërtetë është kjo që po kthehesh mbrapa, PS mund të ketë shumë gabime në 35 vjet, por nuk ka asnjë moment që mund të ketë tradhtuar interesin kombëtar”,-tha Rama.



Skip to toolbar